Derbi në Mitrovicë, Suhareka do pikë
Në hapje të stinorit pranveror të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A, luhet derbi mes Trepçës ’89 dhe Suharekës.
Dy skuadra që synojnë hyrjen në elitën e futbollit, premtojnë maksimumin në ndeshjen e nesërme.
Dinamo kryeson me 30 pikë, pasojnë Suhareka me 23, Trepça ’89 21 etj.
Kryetari i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, beson e shpreson se do të kthehen me rezultat pozitiv.
“Rikthehen emocionet e ndeshjes së Kampionatit të Kosovës në ligën e parë.
Kryendeshja e javës së 15-të do zhvillohet në Mitrovicë ku FC Suhareka do jetë mysafir i nikoqirëve Trepça’89 , ballafaqim i fortë që zgjon kureshtjen tek të gjithë duke
marrë parasysh renditjen tabelare në grupin A të ligës së parë për të dyja skuadrat, një sfidë në vete me ish kampionin e Kosovës , Trepça’89 që hiq më larg se edicionin e kaluar ishte pjesë e Superligës synim ky i klubit tonë , andaj ndeshja ndaj tyre do jetë tepër e fortë.
Si gjithmonë edhe kësaj here dhe në vazhdimësi unë si President i klubit së bashku me aksionerët do të jemi afër klubit në të gjitha momentet ku ju ofrova mbështetje maksimale nga stafi drejtues, nga afër pash përgatitje të hatashme, e nga futbollistët dhe staffi u zotova që do të japin maksimumin me angazhim dhe lojë cilësore duke u kthyer me 3 pikë të plota që do ishin shumë të vlefshme në ecurinë e kampionatit.
Le të mbizotëroje atmosfera, loja fer dhe korrekte nga të dyja palët suksesi nuk do të mungojë”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në faceboik.