Ish-kapiteni i zikaltërve, Bepe Bergomi nga ekspozita “Fuoricinema 2023” në Milano, ka folur për derbin e së shtunës mes Interit dhe Milanit.
“Është e vështirë të thuash kush është më i mirë, për mua tre javët e para janë të rëndësishme, pastaj rifillojmë pas pushimit me kampionatin dhe kupat e Europës. Janë dy skuadra me vlera të mëdha, kanë treguar se kanë gjurmë shumë specifike, me një futboll ndryshe, por të dy luajnë mirë”, tha ai shkurtimisht.
PANORAMASPORT.AL