Thursday, 28. May 2026
Sport

Derbi Tirana – Partizani në finalen e Kupës së Shqipërisë

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Në mjediset e akademisë Goga në Durrës u luajtën sot pasdite ndeshjet gjysmëfinale, që përcaktuan edhe skuadrat finaliste, duke i dhënë jetë një derbi të bukur të kryeqytetit.

Partizani fitoi 68-65 ndaj Flamurtarit, në  një ndeshje të hapur dhe me rivalitet deri në fund. Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për vlonjatet në pjesën e parë, që udhëhiqnin 37-30. Por, në 20 minutat e dyta, erdhi përmbysja e ekipit kryeqytetas, ku u dalluan Hagans e Mgbeibe.

Më e lehtë fitorja e Tiranës ndaj Teutës me rezultatin 78-60.

Durrsaket rivalizuan vetëm në periodën e parë, pasi më tej në fushë komandoi Tirana. Vajzat bardheblu u shkëputën gradualisht në pjesën e dytë, ku u dallua Ndongbëo, e cila realizoi 24 pikë e 23 rebound.

Teilen: