• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deschamps ka diçka tjetër në mendje

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Franca ka një llogari të hapur me Europianët.

Dy herë kampione, në 1984-ën në shtëpi dhe në 2000-shin në Holandë, “Gjelat” nuk e kanë harruar akoma humbjen e pësuar jnë shtëpi në finalen e 2016-ës kundër Portugalisë dhe eliminimin me penallti në 1/8-at kundër Zvicrës në 2021-shin.

Në Gjermani, skuadra e Didier Deschamps do të paraqitet si ekipi favorit për të fituar, për shkak të Kupës së Botës të fituar në 2018-ën dhe finales së humbur në Katar kundër Argjentinës.

Grupi kualifikues për në Euro 2024 nuk ka paraqitur asnjë problem në gjashtë ndeshje, një ecuri perfekte siç ka bërë vetëm Portugalia.

Megjithatë, në dy ndeshjet e fundit të grupit, në nëntor kundër Gjibraltarit dhe Greqisë, Franca do të duhet të marrë të paktën 3 pikë për të pasur sigurinë që të jetë kokë grupi në shortin për fazën me grupe të Euro 2024 që do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg.

Në fakt, përveç Gjermanisë organizatore e Eruopianit, kjo e drejtë do t’u takojë dhe pse skuadrave të para më të mira të fazës kualifikuese. Mbappe-së me shokë do t’u duhet të shkojnë në 21 pikë për tq qenë pjesë e “pesëshes”.

Një Europian me 24 skuadra nuk duhet të ketë surpriza në fazën me grupe për një kombëtare si Franca, por duke parë “mallkimin” që duket se po përndjek francezët në këtë kompeticion, Deschamps nuk ka ndërmend t’i lërë asgjë rastësisë.

Next Post

Momente paniku për Karlos Tevez, bie pa ndjenja në tualet dhe pëson lëndim me 10 qepje në kokë  

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.