• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deschamps: Më mirë pyesni presidentin

10/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shumë kritikave që, sidomos në vendlindje, e shoqëruan rrugëtimin e tij deri në gjysmëfinale të “Euro 2024”, bazuar mbi të gjitha në lojën dhe mesfshtësinë sulmuese në këtë kompeticion, Didier Deschamps kthehet në atdhe për t’u përballur me dilema për pozicionin që mban.

Në fund të ndeshjes, trajneri francez iu përgjigj pyetjeve në konferencë, duke folur edhe për të ardhmen e tij në pankinën e “Les Bleus”.

“E ardhmja ime? Pyesni presidentin, sapo humba një gjysmëfinale. Nuk do t’ju përgjigjem, por ju e dini shumë mirë se çfarë mendon presidenti”, – komentoi trajneri.

Deschamps foli më pas për rënien e dy lojtarëve kryesorë si Mbappé dhe Griezmann: “Ndodhi për disa arsye: fundi i sezonit, pastaj thyerja e hundës… Edhe pse luajtëm në gjysmëfinale kundër një ekipi cilësor, nuk justifikohem.

E nisëm ndeshjen duke shënuar, por Spanja kishte shumë cilësi, tregoi se është një skuadër e madhe. Nuk mund t’i fajësoja lojtarët e mi për asgjë. Nuk ishim 100 për qind për arsye të ndryshme”.

Për Deschamps ishte problem mungesa e vendosmërisë: “E kisha parë, por arritëm në gjysmëfinale.

Të gjithë do të bëjnë analizat e tyre, por është e qartë se nuk dhamë 100 për qind të potencialit tonë”.

Next Post

Tuna përforcon Trepçën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.