Vazhdon debati në Francë se a duhet të luaj titullar William Saliba apo jo, megjithatë trajneri Didier Deschamps ka marrë vendimin e tij përfundimtar.
Didier Deschamps pritet të anashkalojë William Saliba dhe të fillojë me një çift në qendër të mbrojtjes së bashku me Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate për ndeshjen hapëse të Francës në Euro 2024 kundër Austrisë.
Saliba bëri përshtypje së bashku me Upamecano në ndeshjen përgatitore kundër Kanadasë fundjavën e kaluar dhe madje iu dha çmimi i lojtarit të ndeshjes.
Ai gjithashtu luajti 45 minuta nga përballja e mëparshme e Francës me Luksemburgun, duke kontribuar në një portë të pastër, pasi lojtarët e Deschamps fituan 3-0 në Stade Saint-Symphorien.
Megjithatë, Le Parisien sugjeron se forma e shkëlqyer e Saliba nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i fituar atij një vend startues për ndeshjen hapëse të Grupit D të Francës kundër Austrisë të hënën në mbrëmje.
Deschamps ka vendosur që dy titullarët në qendër të mbrojtjes të jenë Upamecano dhe Konate.
Tekniku francez ka marrë shumë kritika pasi nuk po llogarit në shërbimet e Salibas, edhe pse mbrojtësi i Arsenalit ka treguar një formë fantastike sezonin e fundit.