• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deschamps: Portugalia është e rrezikshme, Ronaldo është gjithnjë një kërcënim.

05/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Franca përballet me Portugalinë në çerekfinale teksa në konferencën për shtyp, trajneri i “Bluve”, Didier Deschamps, theksoi se i mirëpret kritikat që ka marrë skuadra e tij deri në këtë fazë të kompeticionit, por shtoi se ato nuk e shqetësojnë. Ndër të tjera, Deschamps tha se ambienti i Francës është pozitiv, edhe pse e pranoi se dikush mund të jetë i pakënaqur për minutat e pakta.

“Kundërshtari? Portugalia është e rrezikshme dhe Cristiano Ronaldo është gjithnjë një kërcënim. Ka kapacitetin për të shënuar dhe për të qenë agresiv. Portugalia mbetet një kundërshtar i fortë. Nuk e di nëse janë më të fortë nga 2016 apo jo, di që për ne ajo finale ishte e dhimbshme. Jemi në çerekfinale dhe këtu janë më të mirët, unë e di se çfarë i pëlqen të bëjë Roberto Martinezit dhe do të tentojmë të jemi ne në kontroll të ndeshjes.

Probleme brenda skuadrës? Nuk e di, nga njerëzit që janë këtu, unë shoh një entuziazëm të madh. Ndoshta dikush mund të mos jetë i kënaqur, por unë shoh vetëm persona të lumtur. Sigurisht nga ana tjetër është më e bukur kur fiton 5-4, por kritikët kanë punë e tyre. Mua nuk më kanë penguar kurrë për të vazhduar përditshmërinë time.

Mungesa e Rabiot? Kam alternativa të ndryshme”, përfundoi Deschamps.

Next Post

Sezon magjik te Frosinone, klubet e Premier League pas talentit argjentinas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.