• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deshamps: Belgjika hyri në grackën tonë, Mbape ka probleme me shikimin kur vendos maskën

02/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Franca arriti të kualifikohej për në raundin çerekfinal të Kampionatit Europian, duke arritur të mundë Belgjikën me shifrat 1-0, me anë të një autogoli të Vertonghen.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i “Gjelave”, Didier Deshamp, dha një intervistë ku foli në lidhje me takimin e luajtur në Duseldorf.

“Ne bëmë një progres të madh dhe kundërshtarët tanë ishin padyshim të kujdesshëm, edhe pse në letër ata nuk sulmuan shumë. Ne bëmë gjithçka mundëm që të krijonim mundësi, dhe ne krijuam më shumë se ata, po ne pritëm kundërshtarin dhe ata ranë në grackën tonë. Më pëlqen kjo gjë, por në të njëjtën kohë nuk mundesh të fitosh gjithmonë vetëm duke pasur zotërimin e topit.

E di që njerëzit prisnin nga ne që të kualifikoheshim në çerekfinale, por le të shijojmë momentin. Asgjë nuk vjen me një të kërcitur të gishtave. Ne jemi në çerekfinale dhe kjo është një fazë e rëndësishme.

Një autogol, është i devijuar, gjë që do të thotë se dikush duhet të gjuajë. Nëse gjuajtja shkon në portë, le të shkojë. Skuadrat më të mira luajnë në kompeticion dhe ndeshjet janë shumë të tensionuara.

Ne gjithmonë e kemi pasur kapacitetin për të shënuar më shumë. Ka qenë një problem ky që në fillimin e Europianit por ne gjithmonë kemi krijuar mundësi. Ne duam të ecim përpara, dhe nuk do ta lejojmë që kjo gjë të na bëhet si barrierë psikologjike.

Mbape po mësohet me maskën. Ai po bëhet më i mirë me të. Ajo mund ta dëmtojë vizionin e tij. Ai thotë që është njësoj sikur të shikosh gjëra në 3D. Me shikimin drejtë është mirë, por në cepa vuan. Besoj se do mësohet me të në javët ose muajt në vazhdim”.

Next Post

De Biasi apo Sylvinho, cili është më i suksesshmi me kombëtaren? Faruk Sejdini analizon kuqezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.