Mançester Siti është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro për Florian Virc. “Bild” raporton se Guardiola ka pasur një takim dhe i ka shpjeguar ylli gjerman se si do të përshtatej në manovrat e tij.
Shuma prej 150 milionë eurosh përkon edhe me atë që kërkohet nga Bajer Leverkusen. Virc është në dilemë të madhe, për shkak edhe se dëshira e babait të tij është të nënshkruajë me Bajern Mynih.
Konkurrenca në merkaton e verës do të jetë e madhe. Kjo pasi Siti është po ashtu i gatshëm të ofrojë një pagë prej 25 milionë eurosh.
Dëshira e babait të Virc apo Guardiolës, cila do të triumfojë në fund? Në Leverkusen do të vendoset gjithçka përgjatë verës, pasi largimi është i sigurt dhe kanë mbetur dy vite të vlefshme kontratë.
PANORAMASPORT.AL