• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëshira e “Bambit” për EURO 2024: Kejn fenomenal, e dua përballë në finale

28/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse Gjermania dhe Anglia arrijnë në finalen e Kampionatit Europian, sipas shortit të 1/8-ave, mund të takohen si rivalë. Por Xhamal Musiala dhe Herri Kejn kaluan një sezon të tërë duke luajtur së bashku, krah për krah, te Bajern Mynih.

musiala kejn

Dhe duke folur për qendërsulmuesin e “Tre Luanëve” i cili u largua nga Totenhemi verën e kaluar, xhevahiri i lindur në vitin 2003 kishte disa fjalë të ëmbla për të në lidhje, me cilësinë që ai shfaq brenda dhe jashtë fushës. Gjatë një interviste dhënë për kanalin e “ESPN” në Mbretërinë e Bashkuar, Musiala shpjegoi se sa shumë e merr Kejn si referencë:

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, e shoh në stërvitje dhe në ndeshje, për seriozitetin me të cilin i qaset arritjeve të tij dhe gjithmonë e pyes atë për këshilla se çfarë mund të bëjë më mirë për të shënuar më shumë gola dhe gjithçka tjetër”, pohoi 21- vjeçari i Bajern Mynihut. Duke vazhduar, “Bambi” foli edhe për ndjesinë e të bashkëpunuarit me Herrin në fazën ofensive dhe sesi merren vesh me njëri-tjetrin rreth kombinimeve në fushën e blertë:

“Po, ai është një person shumë i sjellshëm, një person i madh dhe me kalimin e kohës lidhja mes nesh do të bëhet edhe më e fortë dhe ne, do të argëtohemi shumë. E konsideroj veten me fat që ndodhem në të njëjtën ekip me Kejn. Kuptohemi shumë lehtë në fushë. Ai ka vizion fantastik dhe e nuhat golin shumë metra larg portës rivale”, tha talenti i Gjermanisë dhe klubit të Bajernit Xhamal Musiala.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Euro 2024: Kush janë klubet më të përfaqësuara në fazën me eliminim direkt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.