Atletico Madrid i është bashkuar Interit dhe Milanit në një objektiv të përbashkët për merkaton e verës së ardhshme. Të tri klubet kanë si synim transferimin e Mario Gila, ish-qendërmbrojtësi i dalë nga Real Madrid, ku më shumë ka qenë pjesë e ekipit B për 3 sezone. Me ekipin e parë ka luajtur vetëm në dy ndeshje.
Ai u transferua te bardhekaltrit në vitin 2022 për 6 milionë euro dhe ka pasur një rritje të kënaqshme. 25-vjeçari ka rënë në sy me paraqitjet e tij këtë sezon ku po shkëlqen në qendër të mbrojtjes te Lazio dhe gjasat për t’u larguar në verë janë shumë të mëdha.
Duke qenë se kontrata me kryeqytetasit i skadon në vitin 2027, drejtuesit e Lazios nuk duan të rrezikojnë ta humbin si lojtar të lirë një vit më pas. Ndaj, Gila do të largohet këtë verë. Shifra e pretenduar nga klubi bardhekaltër është 35-40 milionë euro.
Përveç dy klubeve të Milanos të cilat kanë kohë që e ndjekin, interesimi i Atletico Madridit i jep një tjeter dimension garës. Pasi ndryshe nga Milan dhe Inter, “Colchoneros” janë në gjendje shumë më të mirë financiare dhe e kanë luksin të shpenzojnë pa frikë 35-40 milionë euro për lojtarin në fjalë.