Friday, 15. May 2026
Sport

Dëshira e veçantë e ish – sulmuesit

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Vincenzo Montella do të debutojë në pankinën e kombëtares turke në transfertën kundër Kroacisë, e programuar për datën 12 tetor. Duel i vlefshëm për grupin D të eliminatoreve të Euro 2024.

Trajneri italian është entuziast për nisjen e kësaj aventure të re në karrierën e tij si trajner, teksa thekson se dëshiron të qëndrojë gjatë në stolin e Turqisë.

Euro 2032 do të organizohet në Itali dhe Turqi, dhe ish-sulmuesi i njohur italian shpreson që të jetë ende timonieri i kombëtares turke në turneun e programuar 9 vite më vonë.

“Euro 2032 do të jetë një Europian i organizuar nga dy kombe shumë të talentuara, dy vende me histori mijëravjeçare.

Do të doja të isha trajneri i Turqisë pas nëntë vitesh, do të doja shumë, pse jo”, u shpreh Montella. Objektivi i parë i të cilit është të kualifikojë skuadrën turke në Europianin e radhës.

Teilen: