• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kasemiro foli për ESPN rreth emocionit të tij për emërimin e Karlo Ançelotit si trajner i ri i Brazilit. Ai shpreh dëshirën për të veshur përsëri fanellën e kombëtares nën drejtimin e një trajneri me të cilin ka fituar shumë në të kaluarën.kasemiro“Pas largimit të Tites, mendoj se ai ishte zgjedhja më e natyrshme. Brazili kishte nevojë për një profesionist të kalibrit të tij, një emër të shquar që të imponon respekt. Ai është i jashtëzakonshëm, i pabesueshëm në mënyrën se si flet për futbollin, në thellësinë me të cilën e kupton lojën. Le ta shijojmë këtë moment, sepse pavarësisht fitoreve apo humbjeve, kur flet për futbollin, ai nxjerr karizëm dhe ka aftësinë t’i shtyjë lojtarët të japin më të mirën e tyre, të nxjerrin në pah cilësitë e tyre më të mira”, tha Casemiro me admirim.

Megjithatë, mesfushori i Mancester Junajtid shprehu gjithashtu një ndjesi keqardhjeje për kohëzgjatjen e kontratës: “Jam i lumtur që një trajner i nivelit të tij po drejton ekipin kombëtar brazilian, por jam pak i zhgënjyer që është vetëm për një periudhë të shkurtër. E njoh personalisht, shumë mirë, dhe një vit… nuk është i mjaftueshëm. Do të na duhej më shumë kohë. Sipas mendimit tim, duke pasur parasysh rrethanat, ai duhet t’i ishte bashkuar ekipit më herët.”

Kasemiro më pas foli hapur rreth mundësisë së rikthimit të tij në ekipin kombëtar nën drejtimin e Ançelotit: “Të flasësh për rikthimin tim në ekipin kombëtar është e vështirë. Duket e pashmangshme, veçanërisht me një trajner të një madhështie të tillë, natyrisht je më afër fitores. Sigurisht, dua të përsëris se nuk ka asnjë garanci se Brazili do të fitojë tani. Por kur një trajner i këtij niveli merr drejtimin e ekipit kombëtar, dëshira për t’u rikthyer sigurisht që rritet”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Interi shton interesimin për sulmuesin 21-vjeçar, debutoi me 6 gola në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.