Mbrojtësi i Barcelonës, Ronaldo Araujo ndodhet në Amerikë së bashku me ekipin pasi spanjollët kanë në plan të luajnë disa ndeshje miqësore. Ai komentoi transferimin e Lionel Mesit te Inter Majemi ndërsa u shpreh se Barcelonës i duhet të luftojë edhe në Champions.
“Unë e konsideroj veten një lider, një lojtar me shumë rëndësi për Barcelonën. Jam një lojtar me karakter dhe pak rëndësi ka nëse e mbaj apo jo shiritin e kapitenit, unë ndjehem kapiten”.
Championsi? Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, të jemi të përulur dhe të dijmë se nga vijmë. Por, sigurisht që do ta tentojmë Championsin, është objektivi më madhor i sezonit.
Mesi? Nuk munda ta shihja prezantimin e tij te Inter Majemi, normalisht do të doja që ai të rikthehej te Barcelona. Por, shkoi në një klub të madh, është i lumtur dhe është bashkë me familjen e tij. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i uroj më të mirën”, u shpreh Araujo.
PANORAMASPORT.AL