• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëshmitar në sulmin me thikë ndaj fëmijëve bë Francë, ish-lojtari i Liverpool rrëfen tmerrin e përjetuar

09/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-lojtari i Liverpool, francezi, Anthony Le Tallec, i cili tashmë militon për skuadrën franceze Annecy FC, klub i Ligue 2 nga qyteti i vogël në Alpet Franceze rrëfeu për mediat, si dëshmitar, ngjarjen e rëndë që ndodhi në një park në Annecy ditën e sotme, ku u sulmua me thikë katër fëmijë një një i rritur.

“Po vrapoja buzë liqenit dhe papritmas shoh dhjetëra njerëz që vinin të tmerruar drejt meje. Një nënë më thotë: “Vrapo! Vrapo! Dikush po i godet me thikë të gjithë përtej liqenit. Kanë goditur me thikë fëmijët. Vrapo! Vrapo!”,- u shpreh futbollisti francez.

Më tej në fjalët e tij, Le Tallec ishte shumë kritik ndaj policisë, që ishte e paaftë ta neutralizonte në kohë agresorin.

“Pashë që djali, në të vërtetë, po vinte përpara meje. Dhe shoh policët, 5 ose 10 metra pas tij, që nuk mund ta kapin. Ai po vinte drejt meje, kështu që u zhvendosa pak anash. Ai vrapoi drejt një çifti pleqsh. Aty sulmoi gjyshin. E goditi me thikë dhe policët, që i shkonin nga pas, nuk e kapnin dot. I thashë policit që ta qëllonte, sepse ai po i godiste të gjithë. Ai sulmoi një herë, dy here…”,- u shpreh ai.

Në përfundim të fjalës së tij, futbollisti francez 38-vjeçar u duk të ishte tepër i zhgënjyer nga veprimi i policisë, që sipas tij ishte shumë e ngadaltë për atë që po ndodhte.

“Ai qëlloi në drejtim të personit dhe ai ra në tokë. Gjyshi ishte plagosur. Vazhdova më tej dhe shoh fëmijë në tokë në fund të liqenit. Ishte për të ardhur keq, fëmijë të plagosur, është e pabesueshme. Por policia, ngadalësia… Kjo është ajo që vura re, është e pabesueshme sa të ngadalshëm janë për të vënë në lëvizje ndonjë gjë. Djaloshi pati kohë ta godiste dy herë me thikë plakun. Është çmenduri të ndodhë një ngjarje e tillë në Annecy.”,- tha Le Tallec në përfundim të fjalës së tij për mediat. /i.m /abcnews.al 

Next Post

City publikon listën e lojtarëve që i ka ftuar për ndeshjen kundër Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.