Friday, 22. May 2026
Sport

Dështimi epik i merkatos së Juves tërbon tifozët, kapet mat duke festuar në diskotekë pas katastrofës me Atalantën

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

 Polemika të mëdha rreth Duglas Luiz pas humbjes së rëndë 4-0 në shtëpi ndaj Atalantës.

douglas luiz

Edhe pse braziliani nuk ishte pjesë e ndeshjes për shkak të një dëmtimi muskulor, ka përfunduar në qendër të kritikave në rrjetet sociale për shkak të disa fotografive të supozuara, që e tregojnë atë në një diskotekë të njohur në Torino menjëherë pas humbjes kundër bergamaskëve.

Në ditën e pushimit që Tiago Mota i dha ekipit pas humbjes, Duglas Luiz është fotografuar rreth orës 1:30 të natës në diskotekë.

fdggfdfdgfgdfdgdgfgfd

Nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me praninë e tij në lokal, por vetëm lajmi i publikuar ka mjaftuar për të zemëruar tifozët bardhezi, të cilët në rrjetet sociale kanë filluar ta kritikojnë për profesionalizmin e tij në një periudhë kaq të vështirë për klubin dhe gjatë procesit të rikuperimit nga dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: