Pas dështimit me kombëtaren braziliane në botërorin e Katarit, trajneri Tite u largua nga ushtrimi i funksionit të detyrës së tij. Por pas një pushimi nëntëmujor Tite futet përsëri në skenën e futbollit, pasi ish-trajneri i Brazilit ka merr drejtimin e Flamengos.
Pas shkarkimit të argjentinasit Sampaoli, Flamengo ka emëruar tashmë trajnerin e ri. Klubi kuqezi ka emëruar në krye të pankinës trajnerin Adenor Leonardo Baki, i njohur me epitetin Tite. Të shumta janë eksperiencat e trajnerit 62-vjeçar ne klubet në Brazil, por në stolin e Flamengos ai ulet për herë të parë në karrierën e tij .
PANORAMASPORT.AL