Kur ishte vetëm 18 vjeç, Vitor Roque u transferua me shumë bujë nga Club Athletico Paranaense tek Barcelona për shifrën 40 milionë euro. Braziliani nuk arriti dot të përshtatej te katalanasit dhe nuk pati kohën e nevojshme në dispozicion për të treguar vlerat e tij.
Më pas erdhi huazimi i dështuar te Betis dhe më pas një rikthim në Brazil, këtë herë te Palmeiras, për shifrën 25 milionë euro. Duke qenë se po shkëlqen në Brazil, Vitor Roque ka ngjallur sërish vëmendjen dhe interesin e klubeve europiane.
“Mundo Deportivo” zbulon se Chelsea është gati të shtojë kolononinë e brazilianëve në ekip dhe të sigurojë transferimin e tij në verë. Shifra e ofruar nga “Blutë” përflitet te 50 milionë euro, ku 20% e kësaj shumë do t’i takojë Barcelonës, sipas marrëveshjes së bërë me Palmeiras.