Friday, 13. February 2026
Moto GP

Dështon Arsenali, Man City shpallet kampion në Premier Ligë

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Arsenali ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 37 në Premier Ligë, duke zyrtarizuar Man Cityn si kampion në këtë sezon.

‘Topçinjtë’ u mposhtën 1:0 nga Nottingham, shkruan lajmi.net.

  

Kjo humbje shokuese e Arsenalit i siguroi titullin kampion Manchester Cityt, pasi kanë katër pikë më pak se ‘Citizens’, me këta të fundit që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Awoniyi.

Ai realizoi në minutën e 19’ të ndeshjes.

Arsenali nuk arritën të bëjnë asgjë në këtë takim, duke pësuar kështu humbjen e dytë me radhë.

Me këtë humbje Arsenali mban vendin e dytë, me 81 pikë, Nottingham siguron mbijetesën, duke u pozicionuar në vendin e 16 me 37 pikë./Lajmi.net/

  


Teilen: