Lazar Samarxhiç nuk do të jetë lojtar i Interit dhe sot ka përfunduar afati që Interi i kishte lënë lojtarit për të vendosur. Pasi përfundoi me sukses vizitat mjekësore te Interi dhe ishte gati për të firmosur që të nisë aventurën e re, gjërat kanë ndryshuar dhe shkak është bërë babai i tij.
Ky i fundit ka larguar menaxheren e lojtarit dhe ka kërkuar rritje page, gjë të cilën Interi e refuzuar menjëherë. Ndërkohë, klubi i la afat lojtarit dhe babait të tij që për dy ditë të vendosnin nëse do të firmoste me kushtet e fillimit apo do të largoheshin.
Ditën e djeshme, babai i ka prezantuar klubit menaxherin e ri të lojtarit dhe ka kërkuar që të negociohet me të, por përgjigja e Ausilios dhe Marotës ka qenë e menjëhershme, duke refuzuar dhe duke i dhënë fund diskutimeve. Në këtë mënyrë, Samarxhiç është rikthyer në Udine dhe të nisë sëtrvitjet me skuadrën.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se lojtari rrezikon që të përjashtohet nga skuadra e parë për shkak se ka prishur merkaton e Udinezes dhe dyshohet se ka arritur marrëveshje me një tjetër klub. Nëse rezulton të jetë e vërtetë, atëherë lojtari mund të qëndrojë në stol për një kohë të gjatë në formë dënimi.
PANORAMASPORT.AL