Një re e zezë duket se ka rënë mbi Barcelonë, veçanërisht në këto javët e fundit. Kampionët e Spanjës kanë disa ndeshje që duken si të panjohur. Gjërat nuk shkojnë mirë si duket, sepse analistët kanë renditur një sërë arsyesh në këtë rënie të formës dhe të rendimentit të ekipit.
Ka javë kur loja është pak a shumë e mirë dhe rezultati nuk është i tillë, si në “El Clasico”. Ka të tjera në të cilat katalanasit thuajse nuk janë në fushë dhe përfundojnë duke fituar me një mrekulli, si në San Sebastián kundër Sociedadit. Dhe pastaj është rasti i Hamburgut, në të cilin kombinimi ishte dobët-keq, ndryshe lojë e dobët dhe humbje.
Tri ndeshjet e fundit janë pikënisja e oshilacioneve të Barcelonës. Në më shumë se 270 minuta mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve, Barcelona ka gjetur portën kundërshtare në vetëm 8 raste. Reali i Madridit, Sociedadi dhe Shahtjor Donjetsku kanë qenë tri rivalët e fundit, ku rastet më të shumta kanë qenë ndaj Sociedadit, në një “Klasike” të dominuar, por të humbur në fund.
Kundër Real Madridit, pavarësisht se skuadra pati një pjesë të parë të mirë në nivel loje, ata kishin vetëm tri goditje në portë dhe njëra prej tyre ishte gol. Me Sociedadin paraqitja ishte gjithashtu zhgënjyese, teksa Barça arriti të fitonte vetëm në fund, në një takim ku goditi katër herë portën. Por të martën, në Champions, bilanci ishte edhe më i dhimbshëm.
Ksavi tha tashmë se ndoshta ajo ishte ndeshja më e dobët që kur ai erdhi dhe numrat e mbështesin atë, të paktën në aspektin sulmues. Vetëm një goditje në portë në të gjithë ndeshjen kundër Shahtjorit në Hamburg. Ksavi ka nxituar të sigurojë tifozët dhe presidentin se kjo çoroditje e javëve të fundit nuk është problem fizik, duke e vënë theksin tek aspekti psikologjik dhe besimi. “Jam i shqetësuar për gjendjen e besimit të lojtarëve të mi”, tha ai pas humbjes nga Shahtjorit.
“Ne po i bëjmë gjërat gabim në përgjithësi. Unë kam një punë si trajner dhe lojtarët gjithashtu duhet të bëjnë një hap përpara”, paralajmëroi trajneri. Dhe pikërisht në këtë pjesë të fundit mund të shihen disa raste që kërkojnë përgjigje. Një pjesë e mirë e asaj që i ka ndodhur skuadrës në ndeshjet e fundit është për shkak të rënies së nivelit të disa prej lojtarëve kyç të saj. Lojtarët që zakonisht funksionojnë si orë zvicerane kanë përjetuar një rënie të papritur.
Lajmi i mirë është se situata është ende nën kontroll. Jemi ende në atë pikë të sezonit kur gabimet nuk janë fatale. Por ama, të gjithë janë të sinjalizuar. Levandovski, Kanselo, Zhoao Feliks, Ferran Torres, Gyndoan… ata që duhet të marrin përdore ekipin duhet të zgjohen.
PANORAMASPORT.AL