Monday, 27. April 2026
Sport

Detajet e transferimit/ Në Itali e bëjnë fakt të kryer, ja kur firmos Onana me Mançester Junajtid

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se nuk ka më dyshime. Mançester Junajtid ka arritur akordin në parim me Interin, për transferimin e Andre Onanës, në Premier Ligë. Lajmi është konfirmuar edhe nga eksperiti i merkatos Fabricio Romano.  

Onana

Bëhet fjalë për një transferim me vlerë 50 milionë euro, që do të finalizohet javën e ardhshme, kur pritet që edhe portieri të firmosë kontratën.  

Onana do të udhëtojë në Angli javën e ardhshme, në mënyrë që t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të bëhet lojtari i ri i Junajtid. Gardiani i Interi, zhvilloi një sezon fantastik me zikaltërit, teksa ishte një nga objektivat kryesor të trajnerit Ten Hag, në merkato.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: