Thursday, 30. July 2026
Sport

Devolli nuk e fsheh entuziazmin pasi eliminoi Partizanin

GS 05/03/2024 1 Min. Lesezeit

Bledar Devolli ka udhëhequr Kukësin drejt një kualifikimi të papritur në gjysmëfinalet e Kupës përballë Partizanit, teksa ka eliminuar të kuqtë me penallti në kryeqytet.

“Sinqerisht jam shumë i lumtur me çunat se kishin kohë që vuanin rezultate edhe pse ndeshjet i kemi bërë të mira të them të drejtën.

Ndeshja e tretë që bëjmë me Partizanin në pak kohë, e kishim studiuar mirë si në të tjerat. Edhe pse rezultati i ndeshjes së kaluar ishte pak i gënjeshtërt.

Kemi punuar fort si në fazën mbrojtëse, edhe psikologjike, Janë çuna të rinj, të rënduar psikologjikisht nga rezultatet.

Ne lejuam Partizanin të luante me topin, u munduam të markonim Maget se e kanë pikë kyçe. Në të dytën zbritëm më poshtë, nuk është se na rrezikoi 90 minuta.

Në shtesë detyruam që të luante me topa të gjatë e krosime. E rëndësishme është që jam i lumtur për këta djem dhe e meritonin një sukses të tillë”, tha Devolli për “MCN” pas ndeshjes.

Teilen: