Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Dhe nxirr frymën… Anglia kalon stresin e përjetuar përballë Sllovakisë me seanca frymëmarrjeje

GS 02/07/2024 1 Min. Lesezeit

Yjet e Kombëtares së Anglisë i janë nënshtrtuar ditën e djeshme një seance të veçantë rikuperimi. Sipas Federatës së Futbollit lojtarët kanë kryer seancë frymëmarrjeje me autorin e librave më të shitur në ishull, Stuart Sandeman.

Djemët e Sauthgejt për të mposhtur Sllovakinë luajtën dy shtesat me nga 15’ dhe ky fakt i ka shkaktuar lodhje fizike dhe mendore.

Për të lehtësuar “Tre luanët” përpara duelit të radhës me Zvicrën, Stuart Sandeman, i cili është edhe prezantues në “Radio BBC”, ka marrë përsipër që të organizojë një seancë frymëmarrjeje për lojtarët.

Teilen: