Wednesday, 25. March 2026
Sport

Dhimbje koke për Çavin, dëmtohet titullari i Barçës. Ja kur mund të rikthehet në fushën e blertë

GS 17/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë, të paktën, për duelin e kësaj të diele kundër Kadiz-it, ndonëse parashikimet e para sugjerojnë se ai do të jetë një muaj larg fushave.

OFFICIAL: Ronald Araújo will be out against Cádiz due to injury

Në deklaratën mjekësore të lëshuar nga klubi, theksohet se evolucioni i Araujo do të shënojë disponueshmërinë e tij në ndeshjet e ardhshme, por duke qenë se është një dëmtim, është normale që ai të mos jetë në dispozicion për ndeshjet kundër Vijarealit (27 gusht) dhe Osasuna (3 shtator).

Parashikohet që ai mund ti bashkohet skuadrës më 17 shtator kundër Betisit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: