• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dhimbje koke për Tuhel, Bajerni “sakatohet” para duelit me Lajpcigun

28/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Suksesi me rezultatin 0-4 në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë kundër Preusen Mynshter ka lënë pasoja jo të vogla në kampin e bavarezëve.

Bajern

Serzh Gnabri theu krahun në përplasjen e fortë me portierin kundërshtar Shenk, e cila rezultoi fatale në vijimin e lojës për sulmuesin e kampionëve të Bundesligës. Raporti pas sfidës prezantoi lajm të hidhur për planet e Tomas Tuhelit. Konkretisht radiografia tregoi se ai e ka të nevojshëm operimin në krah, teksa goditja ishte aq tronditëse saqë ia ka thyer parakrahun. Por situata e lëndimeve nuk ndalet me kaq. Kim dhe Upamekano munguan në duelin e mësipërm, e ku problemet shëndetësore ia bënë të pamundur prezencën.

GNABRI-Serzh do të operohet ditët në vijim pasi theu parakrahun në luftën për topin e parë, por ndërhyrja e gabuar nga Shenku ia theu parakrahun sulmuesit gjerman. Ai mund të qëndrojë jashtë deri në nëntor, teksa trajneri Tuhel shpreson që ta ketë gati për “Klasiken” me Dortmundin.

DE LIGT-Trajneri i Bajernit së fundmi e ka bërë fakt të kryer mungesën e Matis de Ligt në duelin me Lajpcigut, e cila vështrohet si tej mase e rëndësishme në ruajtjen e kreut, marrë në konsideratë distancën e ngushtë mes të dyjave, aty ku edhe Leverkuseni gjendet në listën e ekipeve favorite për të rrëzuar bavarezët nga “froni” i kampionëve: “Riaftësimi i De Ligtit nuk po ecën brenda pritshmërive dhe ai e ka të pamundur inkuadrimin në përballjen e radhës. Me shumë gjasa kundër Kopenhagenit do të jetë i freskët”, pohoi shkurtimisht tekniku i rekordmenëve gjermanë. Goli ndaj Bohumit dha sinjale se De Ligt i kishte hedhur pas krahëve problemet fizike dhe marrëdhëniet e tensionuara karshi Tuhelit, por gjuri i nxirë ia ka prishur të gjitha planet.

UPAMEKANO-Një ditë para duelit në raundin e parë të Kupës, ishte e sigurt se Upamekano do ta niste nga minuta e parë, por seancat e fundit përgatitore dhanë indikacione negative te stafi. Mbrojtësi francez ndjeu shqetësime gripale me dhimbje stomaku dhe nuk është parë dje në stërvitje. Ekziston mundësia që 24-vjeçari të jetë kundër “demave”, por gjasat janë të pakta, shto mungesën e seancave normale me grupin, pra do të ishte jo në kushte të përshtatshme.

KIM-Mbrojtësi më i mirë në etapën 2022-2023 me Napolin erdhi me bujë të madhe në Mynih, ndonëse ende nuk e ka shijuar golin e parë apo të inkuadrohet në lartësinë e Upamekanos si qendër e prapavijës. Takimi me Bohumin solli goditje në kofshë. Tuhel s’dha siguri nëse koreani do të jetë i gatshëm të shtunën.

MYLER-Futbollisti më i vjetër në bazë të viteve me fanellën e Bajernit nga grupi aktual (Tomas Myler) ka të njëjtin problem si Upamekano, virozë gripale, me dhimbje të forta stomaku.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Vdes trajneri i njohur kosovar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.