Humbja e katërt radhazi për Chicago Fire, padyshim e bën me dhimbje koke yllin nga Kosova dhe reprezentuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
“Xherdan Shaqiri vjen nga pankina në humbjen 3:1 në shtëpi ndaj Columbusit.
Xherdan Shaqiri ka pësuar humbjen e katërt radhazi me Chicago Firen.
Shaqiri hyri në lojë në minutën e 67-të dhe harkoi nga rivënia e këndit pesë minuta para fundit, që përfundimisht çoi në golin e vetëm të vendasve.
Pavarësisht statusit dhe pagës së tij të lartë, e cila është ndër dhjetë më të lartat në MLS, zvicerani nuk është më në favor të trajnerit Frank Klopas”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
Skuadra e Chicago Fire është e parafundit në Konferencën Lindore me 2 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje. Chicago dhe Shaqiri mund të mbeten jashtë në play-off për të tretën herë radhazi.