Ekipi i Tiranës dhe ai i Besiktas mund të dënohet nga UEFA për incidentet gjatë ndeshjes së datës 3 gusht. UEFA ka hapur një hetim për të verifikuar rastet e dhunës dhe shkaqet që cuan në nisjen e ndeshjes me më shumë se 20 minuta vonesë.
Në nisje të përballjes, tifozët e dy ekipeve u përfshinë në një sherr masiv. Gjatë sherrit u hodhën sende të forta në fushë, si dhe u dëmtuan një pjesë e stolave të stadiumit. Për shkak të mjeteve pirotenike, arbitri shty nisjen e sfidës. Incidente pati dhe në përfundim të ndeshjes që u fitua nga ekipi turk me dy gola kundër Tiranës. Jashtë stadiumit tifozët u përleshën sërish duke dëmtuar dhe një automjet.
Hetimi i UEFA-s mund të ndëshkojë jo vetëm tifozët shqiptarë dhe ata turk duke u ndaluar pjesëmarrjen në disa ndeshje, por edhe vet ekipet respektive.
Pas përfundimit të ndeshjes, Policia e Tiranës arrestoi dhe shoqëroi në komisariat 14 persona nga të dy ekipet. Një pjesë e tyre janë në procedim penal për dhunë dhe dëmtim të pronës. Një pjese të tifozëve të shoqëruar në polici u janë sekestuar dhe sende të forta dhe mjete piroteknike.