Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, u kërkoi autoriteteve në Holandë këtë të premte që “të ndëshkojnë ashpër ata që janë përgjegjës” për sulmet ndaj tifozëve izraelitë, të enjten mbrëma, në Amsterdam.
Me të mbërritur në aeroportin Schiphol, në Amsterdam, ai tha se shpresonte “që përgjegjësit do të dënoheshin rëndë” për sulmet ndaj tifozëve të Maccabi Tel Avivit, një klub izraelit që luajti këtë të enjte mbrëma kundër Ajaxit, në Europa League.
Ministri u vu gjithashtu në dispozicion për të ndihmuar autoritetet holandeze në “mbledhjen e provave” të atyre që “rrahën dhe poshtëruan qytetarët izraelitë” gjatë incidentit midis protestuesve pro-palestinezë dhe tifozëve të Maccabit.
“Nuk dua t’i them qeverisë holandeze se si të zbatojë ligjet e saj, por presim rezultate”, u tha gazetarëve shefi i ri i diplomacisë në Tel Aviv pas zbarkimit për “misionin e parë të paplanifikuar” që ka në dorë.
Saar pretendon se ka shkuar në Amsterdam për të paraqitur “të vërtetën izraelite” dhe përsëriti se ngjarjet e së enjtes mbrëma në kryeqytetin holandez ishin “ndoshta sulmi më i madh ndaj hebrenjve në Evropë që nga vitet ’30 dhe ’40”.
Ministri holandez i Drejtësisë, David van Ëeel, i cili takoi Saar-in në aeroport, premtoi se autoritetet holandeze do të “kërkojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit” për atë që ndodhi.
“Këto sulme nuk pritej të përdornin një taktikë goditëse, ku grupe të vogla sulmuan tifozët izraelitë, gjë që e ndërlikoi punën e policisë, por do të ketë një hetim për të përcaktuar se çfarë mund të ishte bërë më mirë”, tha van Ëeel.
Në aeroport ka shkuar edhe lideri i së djathtës radikale holandeze, Geert Ëilders, për të takuar ministrin izraelit dhe kryetarin e parlamentit izraelit, Amir Ohana.
Holanda qeveriset nga një koalicion katërpalësh, në të cilin PVV e Ëilders ka shumicën dhe refuzon, megjithëse jashtë marrëveshjes së qeverisë, një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, përveç promovimit të hapjes së një ambasade holandeze në Jeruzalem në vend të Tel Avivit.
Ëilders foli ashpër kundër kryebashkiakes së Amsterdamit, Femke Halsema (E majta e Gjelbër) dhe kërkoi dorëheqjen e saj.
Në total, 62 persona u arrestuan mbrëmjen e së enjtes, nga të cilët dhjetë janë ende në paraburgim, duke përfshirë dy të mitur, që akuzohen, ndër të tjera, për dhunë publike, sipas kryeprokurorit të Amsterdamit, René de Beukelaer.
Pesë persona u shtruar në spital, pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë larguar.
Policia holandeze vlerëson se rreth 2,600 tifozë izraelitë shkuan në kryeqytet për të parë ndeshjen, por të mërkurën dhe të enjten tifozët e Maccabit “shkatërruan një flamur nga një fasadë në Rrugën Rokin dhe vandalizuan një taksi”. “Në sheshin Dam, ata dogjën një flamur palestinez,” tha i njëjti burim.
Këto veprime u panë si një provokim për protestuesit pro-palestinezë, të cilët ishin shprehur kundër zhvillimi të ndeshjes me një ekip izraelit.
Tifozët izraelitë dolën gjithashtu në rrugë duke brohoritur “vdekje arabëve”, “le të fitojë IDF (ushtria izraelite), të zhduken arabët” dhe “shkollat në Gaza mbaruan sepse nuk ka më fëmijë”, sipas disa videove që qarkullojnë në rrjetet sociale.