Friday, 6. March 2026
Sport

Dhunë në futbollin brazilian: Përplasje mes tifozëve dhe policisë në stadium, dëgjohen të shtëna me armë

GS 23/06/2023 2 Min. Lesezeit

Dhuna vazhdon në futbollin brazilian, këtë herë në stadiumin “São Januário”. Pas humbjes 0:1 të Vasco da Gama kundër Goias, një grup i madh tifozësh të skuadrës së Rio de Zhaneiros u shfaqën në skena vandalizmi.

  

Me mbarimin e ndeshjes filluan të hidheshin fishekzjarre në fushë. Policia u përgjigj me sprej për të shpërndarë tifozët, por rezultati ishte më agresiv.

Ata u përpoqën të thyejnë pengesat, që i pengonin për të mbërritur dhe pushtuar fushën, ku ka pasur një konfrontim të drejtpërdrejtë me policinë dhe sigurimin.

Një skenë tërhoqi vëmendjen: një baba me një fëmijë që refuzoi të largohej nga tribuna. “Ju keni armë, keni gjithçka. Unë kam një djalë 7-vjeçar. E di që ai nuk duhet të jetë këtu, por ju po e shihni … kuaj kudo, të shtëna armësh, spraj me piper. E kam gabim por, nuk do të vij kurrë më në stadium”.

Pas përfundimit të ndeshjes, Vasco da Gama njoftoi shkarkimin e trajnerit të tyre, Maurício Barbieri.

Skuadra ka kaluar dhjetë ndeshje pa fituar, duke humbur gjashtë të fundit dhe është në zonën e rënies në kampionatin brazilian.

Një ditë më parë, skena të ngjashme në Vila Belmiro çuan në sanksionimin e Santos, i cili do të duhet të luajë me dyer të mbyllura të dielën e ardhshme kundër Flamengos./Lajmi.net/

  


Teilen: