Wednesday, 1. April 2026
Sport

Dhunoi ish të dashurën, nisin hetimet ndaj lojtarit të Manchester United

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se te Manchester United nuk do të gjejnë qetësi, me sulmuesin brazilian, Antoni që është nën hetim për dhunë ndaj ish të dashurës. 

Policia e Sao Paulos ka nisur investigimet për një deklaratë të bërë nga Gabriela Kavalin përpara disa javësh, ku u shpreh se është dhunuar nga Antoni. 

Kavalin është një DJ e njohur në Brazil, e cila mori një vëmendje të madhe kur u ngeli me barrë pa dashje pikërisht nga Antoni pas një feste ku të dy ishin të dehur.

Kjo gjë mund t’i shkaktojë probleme brazilianit, i cili mund të përfundojë si një tjetër lojtar i United Mejsën Greenwood, me këtë të fundit që përpara një viti e gjysmë u arrestua për dhunë ndaj të dashurës së tij, duke i kushtuar një pjesë të madhe të karrierës futbollistike.

Teilen: