Sulmuesi me prejardhje kosovare, Arijon Ibrhaimovic, shënoi golin e parë në Itali në përballjen e Kupës.
Paraqitja e tij ndihmoi Frosinonen të kalonte në raundin tjetër, shkruan lajmi.net.
Kjo gjë nuk ka shkuar pa u vërejtur, me Trajneri i Frosinones, Eusebio Di Francesco nuk i kurseu lavdërimet.
“Ai ka lindur mesfushor sulmues. Nuk i ka mbushur ende 18 vjeç mos e harrojmë këtë, pasi është çështje pjekurie sa i përket pikëpamjes teknike. Duhet të përmirësohet shumë, por ka demostruar rritje në të gjitha nivelet në Torino, duke përfshirë edhe atë mbrojtës. Megjithatë duhet dhe mund të bëjë më shumë”.
Ibrhaimovic është i huazuar te Frosinone nga Bayern Munich, por klubi italian ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 3,5 milionë euro. /Lajmi.net/