• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Diaba Konate, basketbollistja e ndaluar nga Franca

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Basketbollistja franceze Diaba Konaté është mbrojtësja më e mirë në kampionatin universitar në SHBA. Por ajo nuk mund të luajë në vendin e saj, as me kombëtaren në Lojërat Olimpike, për shkak të shamisë që mban në kokë.

Diaba Konaté u zgjodh mbrojtësja më e mirë e sezonit të kaluar në basketbollin universitar në konferencën Big West në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin e saj të fundit në Universitein e Kalifornisë, ajo pati mesatarisht  7.5 pikë, 2.4 topa të zotëruar në tabelë dhe 3.7 asist për ndeshje.

Konaté, e lindur dhe rritur në Paris, ka përqindje të lartë shënimi me gjuajtjet e lira dhe është e aftë të fitojë shumë topa. E vetmja gjë që nuk mundet të bëjë është të luajë basketboll në vendin e saj, përfshirë edhe pjesëmarrjen me kombëtaren franceze në Lojërat Olimpike të Parisit.

E gjitha kjo për shkak se mban shami në kokë. Fderata Ndërkombëatre e Basketbollit më 2017 rrëzoi ndalimin global të shamive që përdorin një pjesë e sportisteve myslimane. Por Federata Franceze e Basketbollit nuk ndoqi të njëjtën linjë, duke zgjedhur të aplikonte ligjet e vendit për sekularizmin, të cilat ndalojnë mbajtjen e simboleve apo veshjeve që shprehin përkatësi fetare në shkollat puiblike dhe dhe institucioen të tjera të lidhura me shtetin.

Sportiste si Konate thonë se kjo ka pasur efekt negativ në karrierën e tyre në basketboll. Aktivistët thonë se ndalimi i shamisë në Francë nuk është thejsht diskriminues.

Ai u ndalon grave dhe vajzave myslimane pjesëmarrjen në sporte, për argëtim apo profesion, dhe ky përjashtim mund të ndikojë negativisht në jetën e tyre, përfshirë shpëndetin mendor dhe fizik.

Next Post

Partizani, disfatë në Gjeorgji

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.