Wednesday, 19. August 2026
Sport

Diallo tre gola, Manchester United përmbys Southampton-in

GS 16/01/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester United i rikthehet fitores në Premier duke triumfuar me rezultatin 3-1 përballë Southampton. Një fitore me përmbysje e arritur në fund të takimit me tre golat e shënuar nga Amad Diallo.

Ëndrra e  Southampton për të triumfuar në “Old Trafford” zgjati deri në 10 minuta nga fundi. Duke udhëhequr në fund të pjesës së parë me autogolin e Ugarte, Southampton qëndroi deri në minutën e 83-të, kur skuadra e Amorim barazoi falë Diallo.

Ish-lojtari i Atalantës përsëriti veten pak minuta më vonë, duke shënuar golin e avantazhit në të 90-ën, asistuar nga Eriksen. Dhe në limitet e kohësh shtesë, edhe njëherë ai, që përfiton nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe shënon një hat-trick.

Teilen: