Ishte padyshim vendimtar, me golin e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool. I lindur në vitin 2005, “fantazisti” anglez i mesfushës, Kobbie Mainoo është padyshim, një ndër “diamantët” e “Djajve” të Manchester United.
Me talentin 18-vjeçar, që po shkëlqen këtë sezon, nën drejtimin e teknikut, Erik ten Hag, mirëpo nuk pritet të mbesë gjatë nën urdhërat e tij.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, Presidenti i “Gaktikëve”, të Real Madrid, Florentino Perez është vënë pas tij, me shpresën për të zëvendësuar siç duhet një prej “legjendave” të klubit, Luka Modrid e Toni Kroos, teksa pritet që anglezi t’i bashkohet “yjeve”, si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelian Tchouameni e Federico Valverde, në mesfushën e “Los Blancos”.
Negociata ende nuk kanë nisur mes klubeve, por pritet që Sir Jimmy Rattcliffe, mos ta lërë “diamantin” e tij të shkojë, teksa deri më tani këtë sezon, Mainoo ka zbritur plot 23 herë, në fushë për “Djajtë” e United, dy prej këtyre paraqitjeve në Champions League, teksa ka arritur të regjistrojë në total, 3 gola, dy në Premier League e një tjetër, në FA Cup.