• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

21/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos. Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka nisur punën për afrimin e lojtarëve, me parametra zero, teksa deri më tani ka afruar dy “yje” të vërtetë, siç janë “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberin” iranian, të “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter, gjatë kësaj vere. /i.m /abcnews.al

Next Post

'Mendjen te topi, o Daku, mikrofonin ka kush e mban'

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.