• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Diant Ramaj transferohet te Heidenheim

29/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Heidenheim ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e portierit shqiptar Diant Ramaj nga Borussia Dortmund. Gardiani 23-vjeçar i është bashkuar klubit gjerman me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe një opsion blerjeje.

Ramaj vjen te Heidenheim pas një sezoni mjaft aktiv në huazim, ku luajti për Ajax dhe Copenhagen, duke grumbulluar 24 paraqitje në total. Statistikat e tij janë mbresëlënëse: 14 ndeshje pa pësuar gol dhe vetëm 15 gola të pranuara gjatë gjithë sezonit.

Klubi i Bundesligës e cilëson portierin si një përforcim të rëndësishëm për skuadrën në prag të sezonit të ri, me shpresën se ai do të sjellë siguri dhe eksperiencë në prapavijë.

I lindur në Gjermani, Ramaj ka origjinë shqiptare dhe është një emër në rritje në futbollin europian. Ai ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares gjermane, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Next Post

Bayerni rinovon kontratën me portierin 36-vjeçar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.