Pas spekulimeve për rikthimin e tij të mundshëm në Real Madrid, Brahim Diaz dërgoi një mesazh të qartë duke puthur simbolin e Milanit kur shënoi kundër Sampdorias.
“Jam shumë i lumtur këtu, nuk di çfarë të them për të ardhmen”, ishin fjalët e spanjollit, transmeton lajmi.net.
Mesfushori është në vitin e tretë të marrëveshjes së tij të huazimit dhe e ardhmja e tij do të vendoset në fund të sezonit.
Ndërsa ‘kuqezinjtë’ kanë një opsion për të blerë në korrik për 22 milionë euro, Real Madrid gjithashtu ka një kundëropsion për ta rikthyer atë për 27 milionë euro.
Është raportuar gjatë ditëve të fundit se ai nuk do të qëndronte gjithsesi në ‘Bernabeu’, pasi ai do të shitej te Borussia Dortmund si pjesë e një shkëmbimi për Jude Bellingham.
Kur foli për Sky Sport Italia pas fitores 5-1 ndaj Sampdorias, Brahim Diaz e bëri të qartë se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetjeje për të ardhmen e tij.
Megjithatë, ai dukej se e dha përgjigjen tashmë në fushë, duke parë turmën dhe duke puthur distinktivin në këmishë pasi shënoi një gol të punuar mirë në skuadër, dhe u nxitua ta diskutonte atë.
“Ishte për të falënderuar të gjithë fansat për atë që bënë për ne këtë javë. E ndjeva me zemër, e putha me zemër. Nuk di çfarë të them për të ardhmen, jam shumë i lumtur këtu, kanë mbetur edhe dy ndeshje këtë sezon dhe dua të jap gjithçka për këtë ekip”./Lajmi.net/