Diego Forlan është trajneri i ri i kombëtares së Uruguajit. Ish-sulmuesi i njohur do të marrë vendin e argjentinasit Marcelo Bielsa, i larguar pas dështimit në Botërorin 2026.
Uruguaji bëri një paraqitje zhgënjyese në këtë Kupë Bote, duke u eliminuar që në fazën e grupeve. Skuadra amerikano-latine pati probleme në fushë dhe jashtë saj, me përplasje mes trajnerit Bielsa dhe disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.
Forlan ka firmosur një kontratë për 9 muaj, deri në mars të 2027-ës. Më pas, nëse rezultatet do të jenë pozitive, do të diskutohet për qëndrimin e mëtejshëm të ish-sulmuesit të Manchester United dhe Vilarreal. Ai do të vazhdojë të drejtojë njëkohësisht edhe skuadrën U-20 të Uruguajit.