• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Diell pas stuhisë”, Al Khelaifi: Mbappe është futbollist dhe njeri fantastik

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka më në fund qetësi në kampin e Paris Saint Germain, pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndroj në kryeqytetin francez.

Sulmuesi francez fillimisht kërkoi largimin me PSG-në që këmbënguli për ta mbajtur atë në “Parc de Princes”. Kishte polemika të shumta mes kampit të Mbappes dhe presidencës së PSG-së, por duket se gjërat tanimë janë rregulluar.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se Mbappe përveçse një futbollist, është edhe një njeri i jashtëzakonshëm duke konfirmuar atmosferën e mirë në skuadër.

“Kylian Mbappe është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një njeri fantastik. Skuadra e PSG-së, brenda dhe jashtë fushës nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar dhe mendoj se është parë në ndeshjen e fundit kundër Lyonit”, deklaroi Al Khelaifi.

Mbappe ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2024, por klubi francez dëshiron që t’ia rinovojë atë për ta mbajtur edhe për shumë kohë në radhët e veta./ h.ll/abcnews.al

Next Post

U shpall kampion Italie, mesfushori i Napolit lëshon deklaratën e bujshme: Tre muaj pa rrogë, është normale këtu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.