Ashtu siç ndodhi në ndeshjen e parë dhe siç ishte tendenca e zakonshme për Realin në Ligën e Kampioneve të këtij viti, “Los Blancos” përshkuan 107.5 kilometra në ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Arsenalit në “Santiago Bernabéu”, krahasuar me 116 kilometrat për skuadrën angleze.
Ky ishte një nga fokuset kryesore të kritikave ndaj lojtarëve të Madridit në ndeshjen e parë, në të cilën ata pësuan tre gola: djemtë e Mikel Artetës vrapuan 113.9 kilometra; 12.7 më shumë se ata të Ançelotit. Një diferencë e konsiderueshme, që u ngushtua këtë të mërkurë, ndonëse Arsenali fitoi edhe një herë statistikën, me 8.5 kilometra më shumë. Reali ka vërtet një problem fizik.
PANORAMASPORT.AL