• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dikur refuzoi Kosovën se ëndërronte Zvicrën

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Euro 2024 do te nise zyrtarisht në Mynih, kur Gjermania (vendi organizues) do te përballet me Skocinë.

Kombëtarja e Zvicrës do të nisë turneun një ditë më vonë me ndeshjen kundër Hungarisë.

Trajneri i helvetëve, Murat Yakin (49 vjeç), duhej të bënte prerjen përfundimtare për skuadrën e Kampionatit Evropian, këtë të premten. Andi Zeqiri është i fundit që largohet nga kampi zviceran.

Sulmuesi 24-vjeçar nga klubi belg KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar ofensiv do të dëmtohet.

Andi Zeqiri është i fundit që largohet nga Kombëtarja e Zvicrës dhe nuk arrin të zë një vend për Euro 2024, me përzgjedhësin Murat Yakin që tregoi se ishte i vështirë vendimi.

“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në fazën sulmuese, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”.

Më largimin e Zeqirit, në skuadrën e Zvicrës mbeten vetëm tre shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari (lojtar i Lucernës). Kombëtarja tashmë do të udhëtojë drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit.

Zeqiri luajti këtë sezon 37 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi nëntë gola me fanellën e Genk. Sulmuesi ka 11 paraqitje me ekipin e parë të Zvicrës, por ende nuk e ka gjetur golin. 24 vjeçari para disa vitesh kishte pranuar të luante për Kosovën, por më vonë kishte ndërruar mendim.

Next Post

Kryeministri Albin Kurti: Trepça nuk është vetëm e tashmja por edhe e ardhmja e basketbollit 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.