Tuesday, 31. March 2026
Sport

Dikur reprezentues i Kosovës, sot berber në Finlandë dhe qethi sportistin e madh të botës

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Dikur futbollist me emër në Finlandë, e kush tjetër pos Drilon Shalës.

Një sulmues i spikatur dhe për 14 vite ka luajtur në Superligën e Finlandës, një ndeshje edhe për kombëtaren e Kosovës.

Shala me zejen e re, nga futbollisti i spikatur tek berberi.

Image

“Një profesion që gjithmonë e kam dashur pas futbollit.

Jam krenar që jam berber.

Image

Vijnë emra të njohur të botës së sportit që të qethen të unë”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shala – Saqi, kështu njihet salloni i tij në Finlandë. Aty qethet edhe emri i njohur i botës së Formulës 1, Valtteri Bottas.

Shala punon së bashku me Taulant Saqin edhe Edip Kaymakçin!

Jo vetëm ai edhe shumë sportist të tjerë.

Shala i takon familjes sportive, babai i tij, Mërgimi, ka qenë boksier i famshënm i gjeneratës së artë të Prishtinës, ndërsa është. dhëndër i Rexhep Gashollit, ish sulmuesit të gjeneratës së artë.

Këtë zeje të berberit e ushtron që dy vite dhe ndihet krenar që ndihmon edhe shumë familje shqiptare.

Teilen: