Ish-ylli i Liverpoolit tashmë është liruar nga klubi i tij aktual pasi kishte bërë vetëm një paraqitje që nga tetori i vitit të kaluar.
Pas në kohë në vitin 2011, Liverpooli kishte kompletuar blerjen e Jordon Ibe, atëherë 16-vjeçar, nga ekipi i Wycombe Wanderers.
Pasi bëri disa paraqitje të mira nga banka, Ibe kishte fituar mundësinë që të luante nga minuta e parë në vitin 2013 ndaj Queens Park Rangers në kuadër të Ligës Premier.
Në vitin 2016, Ibe u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar Bournemouthit për shumën e 15 milionë eurove.
Pas një periudhe të vështirë tek Bournemouthi, Ibe u largua eventualisht për tu transferuar tek Derby Conte, por pasi bëri vetëm një paraqitje me fanellën e tyre, ai foli për betejën e tij me depresionin dhe vështirësitë me probleme mendore.
Ibe më pas u zhvendos në një ligë amatore tek ekipi i Ebbsfleet United në tetor të vitit të kaluar, por pasi bëri vetëm një paraqitje, u lirua nga ekipi në moshën 28-vjeçare.
Ai shkroi: “Dua të kërkoj falje për të gjithë fansat e mi në mbarë botën. E gjej veten në një vend të errët, për shkak të vuajtjes nga depresioni.
“Unë do ta përmirësoj veten dhe këtë situatë, për të cilën jam 100 për qind i përkushtuar. Jo vetëm për familjen time, miqtë e ngushtë apo vajzën time të bukur, por edhe për veten time”.