• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dikur të dy shokë skuadre, Mourinhi tregon pse Salah dhe De Bruyne u larguan nga Chelsea

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka treguar pse Kevin de Bruyne dhe Mohamed Salah u larguan nga Chelsea gjatë kohës që ai ishte trajner i skuadrës londineze.

De Bruyne dhe Salah iu bashkuan Chelseat në vitin 2012, vetëm për t’u larguar nga “Stamford Bridge” në 2014 pas një serie huazimesh tek disa ekipe.

Në vitin 2015, belgu u rikthye në Premier League ku nënshkroi për Manchester City, ndërsa Salah iu bashkua Liverpooli një vit më vonë dhe të dy hynë në histori si legjenda të kampionatit anglez.

Supozimi i zakonshëm është se Mourinho ka vendosur se ata nuk janë të mirë për stilin e tij të lojës, por portugezi shpjegoi në podkastin” Obi One” se kjo nuk është e vërtetë.

“Ata u larguan sepse donin të largoheshin. Ata u larguan sepse nuk donin të prisnin që t’iu vinte shansi”, ka thënë Mourinho fillimisht.
“Historia ka dëshmuar se ky ishte opsioni i tyre më i mirë sepse në vazhdim patën një karrierë të mirë, por ndonjëherë lojtarët si ata nuk kanë durim dhe të presin momentin e duhur, kështu që karriera e tyre shkon në një drejtim tjetër. Kur njerëzit më thonë “ti e lejove Salah të shkojë”, unë u them krejt të kundërtën”.

“Unë e solla Salah, isha unë që thashë “transferoje atë djalë”. Ai duhej të shkonte nga Bazeli në Liverpool dhe unë luftova që ai të vinte te Chelsea”, vazhdoi tekniku portugez.

“Ai shkoi në Azi për stërvitje, ne shkuam në Indonezi dhe Tajlandë dhe Kevin donte të shkonte në huazim në një klub gjerman. Unë thashë që nuk dua ta lë në huazim dhe se e dua në skuadër”.

“Ai qëndroi me ne dhe ne e filluam sezonin në Ligën Premier, ai luajti në njëmbëdhjetëshen e parë dhe pas ndeshjes së Superkupës kundër Bayernit, që nuk luajti, tha se donte të largohej”, u shpreh Mourinho kur u pyet për largimin e De Bruyne.

Në fund të fundit, largimi i dyshes ishte i duhuri për karrierën e tyre, pasi që të dy kanë arritur suksese mjaft të mëdha me klubet e tyre respektive.

Next Post

Shqetësimi muskulor, sulmuesi i Interit humbet Bolonjën dhe rrezikon Leçen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.