Monday, 21. September 2026
Sport

Dimarco nuk rikuperohet në kohë dhe lë Italinë, Mancini fton Ruggeri-n e Aston Villa-s

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Tjetër mungesë për Italinë e trajnerit Roberto Mancini. Pas Cristante-s (Ricci në vend të tij), edhe Federico Dimarco nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Nations League.

Mbrojtësi i Inter-it nuk është rikuperuar në kohë nga problemet fizike dhe pas vizitës mjekësore që ka kryer në Coverciano, trajneri Mancini ka ndryshuar listën sërish.

Në vend të Dimarco-s është grumbulluar Matteo Ruggeri i Aston Villa-s. “Pas vizitave të kryera në Coverciano, mbrojtësi i Inter-it Federico Dimarco – duke mos u rikuperuar në kohë nga problemet fizike – nuk është i disponueshëm për impenjimet e kombëtares. Në vend të tij trajneri Roberto Mancini ka thirrur Matteo Ruggeri-n”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të kombëtares “axurre”.

Italia sapo ka nisur epokën Mancini-bis. Në Nations League ajo luan me Belgjikën më 25 shtator, pastaj me Francën dhe Turqinë dy herë.

Teilen: