• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dimarko: S’kopjoj Çalhanoglunë për krosimet, mos më krahasoni

12/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Në futboll jetohet me episodet. Nuk kishim shumë fat në kartonin e kuq dhe të mbrohesh për 60 minuta kundër Belgjikës nuk është aspak e lehtë. Por duhet që të jemi të kënaqur me barazimin sepse është i rëndësishëm”. Kështu e ka komentuar Federiko Dimarko në mikrofonat e “Rai”-t ndeshjen e Italisë.

asdsadsdadsaassaddaasdds

A i morëm mesazhet që donim nga kjo ndeshje?
Kemi bërë një ndeshje të madhe deri në momentin e kartonit të kuq, por edhe pastaj me 10 lojtarë. U mbrojtëm mirë. Unë kam parë përgjegjësi të madhe nga ana e të gjithëve. Mund të flas për Pizilin që ishte në ndeshjen debutuese, por të gjithë djemtë e nisën mirë që nga fillimi dhe kur u futën në fushë. Kjo do të thotë se ka shumë dëshirë dhe shpirt në këtë skuadër. Kjo është ajo që duhet.

Formacioni bazë ashtu si ai i Parisit është një sinjal i vazhdimësisë?
Mendoj se është diçka që na bën mirë ne lojtarëve. Duke luajtur të gjithë bashkë nisëm ta njohim njëri-tjetrin, pikat e forta dhe të dobëta. Kishim vetëm 3 ditë për ta përgatitur këtë ndeshje, por jemi të lumtur dhe po punojmë për të ardhmen. Trajneri është duke na dhënë indikacionet e duhura dhe duam që ta vëmë në praktikë gjithçka që ai na thotë.

Pasimi yt për golin e dytë është inspiruar nga Çalhanoglu në stërvitje?
Jo, absolutisht jo. Nëse e kujtoni e kam bërë edhe një herë tjetër në Champions League kundër Barcelonës 2 vite më parë.

Mendoni se jeni Roberto Karlos i ri?
Nuk dua që të bëj krahasime me të tjerët. Me asnjë madje…

Me këtë sistem loje duket se jeni të gjithë për mrekulli. Kombëtarja e ka nisur mirë.
Jemi rinisur në mënyrë fantastike pas Europianit të shëmtuar. Duam që t’i mbyllim hapësirat në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka rëndësi se në çfarë zone të fushës bëhet aksioni. Duhet që të jemi funksionalë edhe për shokun e skuadrës dhe kjo po shihet në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mediat zvicerane raportojnë për provokimet e serbëve ndaj Xhakës dhe Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.