Dinamo City arrin fitoren e parë në Superiore.
Skuadra e Luigi Di Biagios triumfoi 2-1 në “frymën e fundit” kundër Kukësit në sfidën e javës së tretë të sezonit 2023/2024, që u luajt në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte tepër i luftuar. Indrit Prodani ishte heroi i 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
25-vjeçari laçian realizoi dy golat e fitores për Dinamo City. Anësori i majtë zhbllokoi takimin në minutën e 53’, por verilindorët e Stavri Nicës barazuan rezultatin 13 minuta përpara fundit me anë të nigerianit Mustapha Gbolahan.
Gjithsesi, Prodani dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën e 11-të shtesë. Dinamo City gjen tri pikët e para në kampionat, teksa Kukësi mbyll renditjen me zero pikë.