Friday, 30. January 2026
Sport

Dinamo e Zagrebit luan me Genkun në plejofin e Ligës së Evropës

GS 30/01/2026 1 Min. Lesezeit

Të premten në Nyon të Zvicrës u tërhoq edhe shorti i plejofit të fazës nokaut në Ligën e Evropës, që është niveli i dytë i garave kontinentale.

Dinamo e Zagrebit do të përballet me Genkun belg. Ndërkohë prej ndeshjeve më interesante pritet të jenë ato ndërmjet Fenerbahçes dhe Nottingham Forestit dhe Celticut me Stuttgartin.

Çiftet tjera të plejofit janë Ludogorets – Ferencvarosh, Brann – Bologna, Panathinaikos – Viktoria Plzen, PAOK – Celta dhe Lille – Cërvena Zvezda.

Ndeshjet e para luhen më 19 shkurt, kurse ato kthyese një javë më pas.

Teilen: