Monday, 3. August 2026
Sport

Dinamo, Lorenco Vila: Të tregojmë më të mirën, është një sfidë shumë e vështirë

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Dinamos, Lorenco Vila ka dalë në konferencë për shtyp, bashkë me trajnerin Daja, duke komentuar në funksion të sfidës me skuadrën letoneze, Auda

“Po, kam shënuar dy gola në dy raundet e deritanishme të Conference League dhe jam në formë të mirë. Jam shumë i lumtur për shokët e skuadrës, stafin dhe klubin për këto dy kualifikime që kemi arritur në Europë.

Shpresoj që personalisht dhe si skuadër të tregojmë më të mirën edhe në ndeshjen e nesërme, që është shumë e vështirë dhe kërkon impenjim dhe përqendrim maksimal.

E vlerësojmë kundërshtarin, por kemi besim se do të bëjmë diçka pozitive edhe këtë radhë. Gjendja e ekipit është e mirë, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht”.

Teilen: